Nje person nga Malesia e Madhe i cili shfaqet ne nje video duke terehqur zvarr nje qen eshte arrestuar diten e sotme. Lajmin e ka bere te ditur ministri i Brendshem Taulant Balla.
Stasui i Ministrit Balla:
Falenderoj qytetarët që denoncojnë raste të ndryshme të shkeljes së ligjit. Një qytetar ka denoncuar në rrjetet sociale keqtrajtimin e një kafshe shtëpiake Sipas Kodit Penal “keqtrajtimi ose torturimi i një kafshe, duke i shkaktuar dëmtime të përhershme shëndetësore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet me burgim deri në gjashtë muaj”. Pas njohjes me rastin Policia e Shtetit ka ndaluar fajtorin dhe e ka referuar në Prokurori.