Mësohen detaje të reja nga arrestimi i Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH me urdhër SPAK.
Berberi u arrestua mbrëmjen e djeshme dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Mësohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga agjentë të BKH-së dhe SPAK janë gjetur piktura me vlerë dhe shuma të mëdha parash.
Berberi ka mohuar se pikturat janë “ryshfet” ashtu siç janë konsideruar nga SPAK, por ka deklaruar se i ka pikturuar vetë.
Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Verdhon.