Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK . Mësohet se arrestimi i tij u krye mbrëmjen e 13 marsit 2024, pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Berberi ka qenë deri dje në krye të detyrës ndërsa po në mbrëmje u njoftua dorëheqja e tij.
Janë firmosur të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe për biznesmenin Valter Begaj, dhe Ervis Lame mëson gazetarja Keti Banushi.
SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Emri i tij është lakuar dhe denoncuar edhe sa i takon ushtrimit të detyrës.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021.