Dita e Verës në Shqipëri është ditë pushimi zyrtar. Por jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin që ditë pushimi për administratën shtetërore do të jetë edhe 15 marsi që i bie e premte.
Duke i shtuar dhe fundjavën, të shtunën dhe të dielën, administrata i takon që të shijojë vërtet 4 ditë pushim
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës” shkruan Rama.