Të nderuar qytetarë,
Për shkak të punimeve që po kryhen në rrugën “Daut Boriçi” dhe “Hafiz Sabri Bushati”, ditën e merkurë (nesër) dt.13.03.2024, do të jetë i ndaluar parkimi i mjeteve gjatë gjithë ditës.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës, për largimin e të gjitha automjeteve të parkura.
Punimet po kryhen në kuadër të rikonstruksionit të plotë të këtyre segmenteve rrugore në zonën pranë Urës Dërvishbeg në qytetin e Shkodrës.
Faleminderit.