Kjo e dielë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Shkodër, ku ka kaluar edhe natën e të shtunës në një nga hotelet e qytetit. Sot, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Rama ka zhvilluar një takim me organizata socialiste të Shkodrës.
Të pranishëm në takim kanë qenë deputetët dhe kryebashkiakët e PS- së së qarkut Shkodër, drejtues të institucioneve vendore dhe rajonale, ndërsa mediat nuk kanë qenë të pranishme. Në fokus të kësaj mbledhje, kanë qenë çeshtje organizative, por edhe antarësimet e reja në Partinë Socialiste.