Qyteti së shpejti me semaforë/ Në kuadër të planit të mobilitetit, Bashkia Shkodër planifikon sinjalistikën…

Shpërndaje

Bashkia Shkodër po vijon pandërprerë punimet në investimet  publike. Pas shumë projekteve që po vihen në zbatim për rrjetin e ndriçimit Led dhe infrastrukturën rrugore, tashmë  po punohet për vendosjen dhe vënien në funksion  të semaforëve të munguar në rrugët e qytetit.

Aktualisht , investimi është përqëndruar në kryqëzimin pranë sheshit  “Nënë Tereza”, në mes të pijacës së qytetit, ku dhe fluksi i qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve është më i madh.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë këtë investim që po bëhet , ndërkohë që shprehen se e prisnin prej kohësh vendosjen e semaforëve.

Qyteti i Shkodrës vuan prej shumë vitesh mugesën e semaforëve .  Në vitin 2002 u hartua një projekt dhe u vendosën semaforët në  kryqëzimin kryesor të bulevardit “Bujar Bishanaku”, por nuk u vunë asnjëherë në punë.  Tashmë, me projektin e ri,  i hapet rrugë vendosjes së semaforëve tepër të nevojshëm për rregullimin e qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve rrugore.

Shpërndaje