Masat për sezonin turistik/ Pastrimi i territorit, promovimi i atraksioneve të reja në Bashkinë Shkodër…

Shpërndaje

Në hartën e turizmit shqiptar, Shkodra konsiderohet si kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë.

Bashkia Shkodër ka nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Sipas zëvendës kryetarit të bashkisë Shkodër Rudin Beka bashkia ka marra të gjitha masat për pritur turistë të shumtë që pritet të vizitojnë Shkodrën. Një vëmendje më e shtuar këtë sezon turistik do ti kushtohet pastrimit të territorit gjithashtu Beka bëri të ditur se agjensia e bregdetit ka shtuar me 10% hapësirat publike në plazhin e Velipojës.

Shkodra ka disa vende historike për tu vizituar që nga kalaja e lashtë, muze, shtëpi historike, monumente kulti, institucione të kulturës etj.
Ndërsa në natyrë vizitorët mund të zgjedhin Shirokën, Velipojën.

Gjatë viteve të fundit pikat kryesore më të frekuentuara mbeten ato në zonën malore siç është Thethi.
Ndërsa rezervimet e hoteleve apo bujtinave janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e shkuara.

Shpërndaje