Gjoba për këmbësorët/ Qytetarët në Shkodër: Vendim i duhur, mund të disiplinojë shkelësit…(VIDEO)

Shpërndaje

Qytetarët shkodranë e kanë mirëpritur vendimin për t’u gjobitur edhe kalimtarët të cilët nuk zbatojnë sinjalistikën rrugore.Mund të jetë një mundësi disiplinimi thonë ata.

Megjithatë, në rrugët e qytetit ndesh me dhjetëra raste kur qytetarët zgjedhin të ndërpresin rrugën  jo në vija të bardha, duke qënë kështu burim aksidentesh.

Gjobat për këmbësorët në Shkodër kanë nisur që në mes të  muajit janar.  Sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës janë afro 150 qytetarë të ndëshkuar. Penalitete të tilla synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët që të mos ndërpresin rrugën vend e pa vend por të respektojnë sinjalistikën.

Shpërndaje