Policia e Shkodrës njoftim zyrtar për shpërthimin pranë teatrit “Migjeni”…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit Bledar Freskina, 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Shpërndaje