Shkodër/ Policia nis gjobitjen e këmbësorëve…

Shpërndaje

Policia Vendore e Shkodrës ka nisur gjobitjen e këmbësorëve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Disa muaj më parë ka hyrë në fuqi kodi i ri rrugor i cili parashikon gjoba edhe për këmbësorët që nuk ecin në vijat e bardha, trotuare apo në mbikalime e nënkalime. Shefi i seksionit të trafikut rrugor në policinë e Shkodrës komandant Endrit Neziri thotë se pas sensibilizimit të qytetarëve, tashmë ka nisur ndëshkimi i këmbësorëve sepse shpesh herë kanë qenë burim aksidentesh.

Neziri ka një apel jo vetëm për këmbësorët por edhe për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjobat për këmbësorët në Shkodër kanë nisur që nga gjymsa e muajit janar të vendosen dhe deri më tani sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës janë afro 150 qytetarë të gjobitur.

Shpërndaje