I biri akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, Mustafa Lici: Ibrahimi s’ka gisht, im bir ishte në Tiranë kur ndodhi krimi, ja provat!

Shpërndaje

Teksa Ibrahim Lici u arrestua pak ditë më parë në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij ka mohuar akuzat.

Mustafa Lici tha sot para SPAK-ut se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Mustafa.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale.

Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim.”, tha Lici për mediat.

Shpërndaje