Gazetari flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë: Lista duhet ribërë!

Shpërndaje

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” listën e policisë shqiptare të vitit 2022 me 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë.

Sipas Hoxhës, lista duhet ribërë sepse dy prej tyre janë arrestuar dhe pritet të ekstradohen nga Greqia dhe Turqia.

“Lista është publikuar në fillim të vitit 2022, vlerësimi për pesë vrasësit më të rrezikshëm: Erjon Llapushi, Ibrahim Lici, Talo Çela, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu. Këta përbënin rrezik personalisht, njerëz të përfshirë në akte kriminale direkte dhe kishin kryer ekzekutime. Jemi në vitin 2024. Lista duhet ribërë. Laert Haxhiu u arrestua. Pas shumë operacioneve u kap në Greqi. Një nga anëtarët e bandës së tij u bë bashkëpunëtor dhe tregoi krimet. E pamë nga i buronte fuqia dhe paprekshmëria. Buxheti i tij blinte të gjithë repartin e RENEA-s. Haxhiu u kap në Greqi. Personat që e kanë ndihmuar në marrjen e dokumentacionit grek, ndodhen ne burg në Shqipëri.

I dyti, Ibrahim Lici, nuk drejton një strukturë, nuk është vrasës me pagesë, por i ka bërë për hesap të vet. Është shumë i ashpër, qëllonte me dorën e majtë. U kap në Stamboll. Me Bajrat në fillim ishin në kumbari, por u prish. U kap në Turqi, policia shqiptare mori vesh që do të shkonte vëllai ta takonte dhe e gjurmuan. Jani Aliaj vijon të jetë në Greqi dhe është në kërkim dhe dihet që operon atje. Erjon Llapushi, gjendet në Shqipëri, por nuk është kapur. Nuk është nga ata me buxhet të madh, por është futur me sforco te ajo lista. Për Talo Celën nuk ka asnjë të dhënë, as që jeton apo jo, as e ka parë kush apo jo. Kjo është lista që duhet ribërë” – tha Hoxha.

Shpërndaje