Arrestohet në Muriqan 48 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar…

Shpërndaje

PKK Muriqan/Finalizohet operacioni policor i koduar “WEB Page”, për ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Poloni, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 48-vjeçari polak.

I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “WEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Shpërndaje