“Edi jam”/ Kompanitë celulare heqin mesazhin zanor të Ramës, pas reagimit të PD-së

Shpërndaje

Dy prej kompanive celulare që futën në mes të telefonatave, një mesazh zanor personal të Edi Ramës, e hoqën atë. Njëra prej tyre menjëherë pas deklaratës së PD, tjetra pak minuta më parë. Tani, në pamundësi për t’u takuar fizikisht, qytetarët mund të komunikojnë lirshëm mes tyre. PD, në nje reagim të orës 13.00 e cilësoi këtë një propagandë të kryeministrit, që pengonte punën e mjekëve dhe komunikimin e qytetarëve.

“Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij. “– theksoi PD në deklaratën e saj.

Forca më e madhe e opozitës u bëri thirrje kompanive celulare që të ndihmojmë me internet falas fëmijët, duke qenë se mësimi po zhvillohet online dhe shumë familje nuk kanë mundësi ta përballojnë.

Shpërndaje