Raport mbi situatën e motit në territorin e bashkisë Shkodër…

Shpërndaje

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, territori i bashkisë Shkodër është përfshirë nga reshje bore në lartësitë mbi 800 metër, dhe reshje shiu në të gjithë territorin.
Si pasojë e motit janë shkaktuar disa probleme në njësitë administrative të territorit, konkretisht:

Në Njësinë Administrative Shalë, në segmentin rrugor Theth – Ndërlysaj, ka pasur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash, ky segment është i bllokuar për mjetet e vogla.

Aksi nacional, Bogë – Theth, është i hapur. Dy mjete borëpastruese janë në terren për mirëbajtjen e këtij segmentit dhe qarkullimin pa probleme të mjeteve.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit në fshatin Muriqan, ka prezencë uji si pasojë e prurjeve të përroi në Muriqan, nuk ka problematikë për banesat në këtë zonë.
Në Njësinë Administrative Postribë, në fshatin Baks si pasojë e reshjeve ka prezencë të ujit në afërsi të banesave për shkak të mos funksionimit të rrjetit kullues. Punonjësit e bashkisë janë në terren për zhbllokimin e kanaleve në këtë zonë.

Bashkia Shkodër bën me dije, se është në terren dhe po punon për riparimin e shprejtë të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Për çdo problematikë kontaktoni me emergjencat civile të bashkisë Shkodër dhe në numrin e telefonit  129 0676878691

Shpërndaje