Policia e Shkodres arreston 38 vjeçarin i cili po drejtonte makinën në gjendje të dehur…

Shpërndaje

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Sh. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Rr., 65 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. G.

Gjatë natës, në lagjen “Qemal Stafa”, është vjedhur kroskoti i automjetit në pronësi të shtetasit F. Rr., 38 vjeç. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje