Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë…

Shpërndaje

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 8 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetre, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin K. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. S., 34 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedime në gjendje të lirë për shtetasit P. Rr., 52 vjeç, K. D., 60 vjeç, dhe I. G., 55 vjeç, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasen I. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Golem, pasi dyshohet se ka paguar në një dyqan me produkte kozmetike, me kartëmonedhë false. Punohet për kapjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Xh., 65 vjeç, banues në lagjen “Guerile” Shkodër, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka montuar disa kamera;

-M. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndaluar për kontrolle, automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas;

-F. H., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, në lokalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje