Lamtumirë Albri Brahusha, familjarë miq dhe kolegë kujtojnë dramaturgun e njohur…

Shpërndaje

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe artistë mes lotësh i dhanë lamturimirën e fundit shkrimtarit Albri Brahusha.

Ndarje nga jeta para kohe, por që pas, krahas trishtimit, ka lënë shumë kujtime, kontribut të paçmuar për prezat pasardhës.

Albër Brahusha u lind në Shkodër në 29 shtator 1973. Ka studiuar drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, por pasioni për letërsinë e bëri që të ndjekë rrugën si shkrimtar dhe dramaturg. Për një kohë të gjatë, ka shërbyer në poste drejtuese për kulturën dhe rininë në Ministrinë e Kulturës, ndërsa vepra qe ai la pas është e konsiderueshme në dramaturgji, letërsi dhe publicistikë. Veprat që ai ka shkruar janë të shumta. Ndër to veçojmë drama “Përrallat gënjejnë” , “Vizita e fundit” , “Ishulli i Shitenit”. Në vitin 2002 “Vizita e Fundit” u vu në skenë në italisht, në Trento të Italisë. Ka shkruar edhe pjesët “Për Elizën”, “Eldorado”, “Uverturë me tetë gishta”, “Në vagonin e klasit të fundit” dhe “I harruar nën armë”,. Gjithashtu ka botuar vëllimin me tregime “Ignorantia” dhe romanet “Qyteti i Shiut” dhe “Tetë e gjysmë”.

Shpërndaje