Gazetari Eni Ferhati deklaroni “Top Story” se policia kërkoi për ditë me radhë në jug të Shqipërisë për trupin e Ervis Martinajt.
Sipas tij, pasi u sigurua një pistë nga uniformat blu, vijuan kërkimet në det me pëlumbarë, por që nuk u gjet asgjë. Nga ana tjetër ministri Brendshëm, Taulant Balla, shtoi se kërkimet në det nuk kanë vijuar për gjashtë ditë por për dy muaj.
Ferhati theksoi se në vendin tonë duhet të futet teknologjia në Policinë e Shtetit, si elementi që do të ndihmojë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
“Hetimet kanë përparuar, janë kryer eksperimente të ndryshme të tabulateve telefonike. Gjatë shtatorit polumbarët e RENEA-s kanë kërkuar në det, pasi trupi i Martinajt mund të ishte fshehur nga peronat që dyshohet se kanë vrarë. Nuk është gjetur asgjë. Kjo pistë që ishte siguruar nga polica nuk u gjet asgjë. Në jug të vendit polumbarët kanë qëndruar për gjashtë ditë por nuk kanë gjetur asgjë.
Kemi dy trua të zhdukur. Ngjarje të dyja i përkasin vitit 2023. Janë disa elementë që policia, por përgjegjësi ka edhe prokuroria, janë vrasje të tilla që të rrëzojnë statistikën që policia me shumë mund e kanë gjetur. Jemi në vitin 2023, ku bota ka përparuar, duhet të investojmë në teknologji. Duhet implementimi i saj për t’i ardhur në ndihmë policisë, me kamera ose mënyra të tjera. Për shembull nëse ndodh një vrasje të mos ecim me postblloqe police, por me mënyra të sofistikuara.”- tha Ferhati.