Apartamente nga 400 metra katror dhe dyqane, pasuria përrallore e ish-Shefit të Operacionales që i shërbente krimit…

Shpërndaje

SPAK ka zbuluar detaje tronditëse sa i përket pasurive të bëra nga ish-Shefi i Operacionales, Oltion Bistri, i cili u arrestua disa muaj më parë pas zbulimit të përgjimeve në “SKY ECC”, ku ish drejtuesi i lartë i policisë doli se u shërbente grupeve kriminale në vend.

Nga përgjimet e zbuluara fillimisht nga francezët dhe që më pas ia vunë në dispozicion SPAK-ut, Bistri rezulton të ketë folur me Pëllumb Gjokën që kur ishte në krye të komisariatit nr.4 në Tiranë duke e njoftuar për lëvizjet e policisë ndaj bizneseve që ushtronin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në listën e pasurive të Bistrit që SPAK thotë se i ka sekuestruar ish-Shefit të Operacionales spikasin dy apartamente nga 400 metra katrorë në Tiranë, të cilat në total kanë një vlerë rreth 200 mijë euro.

SPAK bën me dije se Bistri dhe familjarët e tij kishin filluar që në vitin 2015 që të bënin veprime të dyshimta në drejtm të vblerjes së pasurive të paluajtshme përmes burimeve të pajustifikuara financiare.

Në emër të Bistrit dhe familjarëve të tij rezultojnë edhe dy dyqane dhe një tjetër apartament.

Kjo është një pasuri e pajustifkuar për një polic apo funksionar të shtetit shqiptar çfarë do rroge të ketë ai.

Çfarë iu sekuestrua

  1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
  2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
  3. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
  4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
  5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë.
Shpërndaje