Situata e Koronavirusit, mesazh publik i UGSH Shkodra

Shpërndaje

Ne kushtet e reja të jashtëzakonshme të krijuara ne vendin tone perfshire edhe rajonin verior, Unioni i Gazetareve Shqiptare Qarku Shkoder u drejton thirrje të gjithë pronarëve të mediave në rrafsh Qarku si dhe autoriteteve të pushtetit vendor t’ju krijojnë kushte të favorshme gazetarëve!

Kërkojmë që çdo redaksi të pajis me mjete mbrojtëse të gjithë gazetarët dhe kameramanët të cilët raportojnë në terren situatën! Autoritetet lokale të krijojnë ambjente të mbrojtura gjatë organizimit të konferencave të shtypit! ..Gazetarët janë të ekspozuar përballë rrezikut gjatë raportimeve të tyre! Në këto kushte është detyrim i të gjithë pronarëve të medias dhe pushteti vendor të kujdesen me masa të përforcuara!

UGSH Shkodra
(Unioni i Gazetareve Shqiptare-Qarku Shkoder)
12 mars 2020

Shpërndaje