Thirrja për të qëndruar në shtëpi bëhet herë pas herë nga autoritetet shtetërore. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një status në twitter, kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Situata, thotë ministri Lleshaj, përballohet kur secili bën pjesën e tij.
“Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi”, shkruan Sandër Lleshaj në twitter.