Prej disa kohësh një investim i rëndësishëm ka nisur në njësinë e Shkrelit në Malësi të Madhe. Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka ndërhyrë në segmentin Dedaj-Bogë për ndërtimin e dy urave, të cilat do të bëjnë të mundur shmangien e përmbytjeve në këtë aks, i cili është përmbytur shpesh herë nga vërshimet e përrejve malorë.
Për adminstratorin e njësisë Shkrel, Martin Pëllumbi, ky investim është shumë i rëndësishëm pasi ndikon në evitmin e përmbytjeve, po ashtu edhe në zhvillimin e turizmit
Ky investim nga ARRSH që pritet të përfundojë brenda 7 muajve kap vlerën e rreth 77 milion lekëve me tvsh.