Ekuadori u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme prej 60 ditësh, një ditë pas largimit nga burgu i sigurisë së lartë të kreut të grupit kriminal Los Çoneros, Hoze Adolfo Macias. Presidenti i vendit, Daniel Noboa menjëherë pas firmosjes së dekretit tha se i ka dhënë udhëzime të qarta ushtrisë dhe policisë që të ushtrojnë kontrollin në burgje dhe ne çdo territor.
Pas kësaj arratisjes të bujshme, incidente shpërthyen në gjashtë nga burgjet e mbipopulluara të vendit. Ushtria e Ekuadorit doli në rruge me mjete të rënda për të mundësuar rikthimin e rendit publik. Kontrolle te rrepta pati veçanërisht në qendrat e vuajtjes së dënimit.
Autoritetet do të monitorojnë edhe zbatimin e një shtetrrethimi nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Rreth 3 mijë policë janë vënë në ndjekje të kapjes së bosit të klanit më të rrezikshëm në vend, Los Çoneros.
Macias, pseudonimi i të cilit është ?Fito?, u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë trafik droge dhe vrasje. Përplasjet midis bandave rivale janë të shpeshta ne Ekuador dhe kanë lënë më shumë se 400 të burgosur të vdekur që nga viti 2021.