Kroi i “harruar” i Bërdicës/ I ndërtuar rreth një shekull më parë sot është jashtë funksionit…

Shpërndaje

Në fshatin Bërdicë të Shkodrës ndodhet një burim uji që njihet me emrin Kroi i Bërdicës nga i cili ka marrë emrin edhe lagjja ku është ndërtuar ky krua shumë vite më parë.

Enjëll Paloka banor i vjetër i kësaj zone thotë se ky burim ka shërbyer për gjithë banorët

Ai thotë se e gjithë rruga ka qenë e shtruar me kalldrem  që në kohë të Austro- Hungrisë  duke ju përshtatur edhe kroit i cili është i  ndërtur më gurë dekorativ.

Sot, ky krua është lënë totalisht në harresë, ku siç shikohet ferrat dhe bimësia e kanë mbuluar dhe askush nuk kujtohet për të.

Pak banorë kryesisht të moshuar që kanë ngelur në këtë lagje,  e cila është ndër më të vjetrat në fshatin Bërdicë, kërkojnë që institucionet të kujtohen për këtë zonë si për rehabilitmin e kroit gjithashtu edhe për rikonstrukisonin e rrugës e cila dikur ishte ndër më të bukurat e fshatit.

Shpërndaje