Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë 73-vjeçarja në Durrës, e cila ishte e prekur nga koronavirusi. Një ditë më parë, ajo u konfirmua si e prekur me COVID-19, ndërsa ndodhej e shtruar në spitalin e Durrësit.

“Pacientja 73-vjeçare e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur paraditen e sotme se në vend janë 12 persona të prekur, mes të cilëve ishte edhe gruaja nga Durrësi, e cila ndërroi jetë.

Shpërndaje