Vettingu në Polici, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj…

Shpërndaje

Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, ka kaluar sot vettingun. Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës.

Trupa e Vlerësimit: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.

Edhe disa ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kreu ndryshime brenda radhëve të uniformave blu, duke firmosur lëvizjen e disa shefave të komisariateve në Tiranë.

Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në detyrë Petrit Halën.

Ky i fundit do të emërohet në Librazhd. Bledar Rreshka nga sektori i krimeve në Elbasan është emëruar shef te Komisariati nr.3, duke zëvendësuar Altin Lilën.

Ndërsa Sali Skura është emëruar shef në komisariatin nr.4, duke zëvendësuar Luan Hysenjin, i cili u emërua shef sektori te Krimet në Elbasan.

Shpërndaje