Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…

Shpërndaje

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

•Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 18 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop hekuri.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi në kundërshtim me ligjin, ka gërryer një sipërfaqe toke, në fshatin Tamarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje