Një mjet tip “Range Rover” është djegur mëngjesin e kësaj të hënë në Shkodër. Sic njofton policia, makina, e cila është djegur pjesërishtë është në pronësi të një 58-vjeçari, që banon në Amerikë. Ndërkohë ka nisur puna për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Gjatë orëve të para të mëngjesit, është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit A. G., 58 vjeç, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.