Termometri bie nën zero, zonat që preken: Si do të jetë moti nesër…

Shpërndaje

Moti është ftohur gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që temperaturat pritet të bien disa gradë nën zero pas mesnatës së sotme në zona të ndryshme të vendit.

Siç bëjnë me dije stacionet ndërkombëtare të Meteorologjisë si edhe Meteoalb, temperaturat do të bien me disa gradë gjatë 24 orëve të fundit duke kapur minimumin në -4 gradë Celsius në zonën e Korçës dhe Bulqizës.

Në Pogradec dhe Ersekë, temperaturat minimale do të jenë -2 gradë Celsius.

Pritet që dita e nesermë të nisë e ftohtë, gjë e cila do të vijojë edhe gjatë ditës. Gjatë së dielës temperatura maksimale do të jetë8 gradë Celsius në zonat qendrore të vendit.

Shpërndaje