U mor peng nga Hamasi, 21-vjeçarja: Ishin njerëz të mirë, u treguan shumë të sjellshëm…

Shpërndaje

Tetë izraelitë u liruan nga robëria e Hamasit të enjten, 55 ditë pasi u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit të grupit militant palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet një e re, e cila u mor rob nga Hamas, që thotë se është trajtuar shumë mirë.

Video është shpërndarë nga vetë Hamasi, aty shfaqet vetë vajza 21-vjeçare që tregon se nuk është keqtrajtuar, siç ka pasur shumë zëra.

Njerëzit u treguan shumë të mirë, shumë të sjellshëm, ushqim i mirë, mirësjellje, gjithçka shumë mirë”, tha ajo.

Shpërndaje