Janë zbardhur emrat e dy vëllezërve shqiptarët,me banim në Britani të Madhe, që ishin vënë në shënjestër për t’u ekzekutuar nga grupi kriminal i goditur së fundmi nga SPAK.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Albert dhe Edmond Nela. Për tentativën e vrasjes së tyre, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Dy vëllezër Nela dyshoheshin se në vitin 2013 ne Britaninë e Madhe kanë vrarë Guximtar Sadrinë, vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi. Në shenjë hakmarrje ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.
Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën. Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.
Dedan Gjoni është në akuzë për ‘trafik narktoikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe ‘shpërdorim detyre’.
Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (të një sasie prej 150 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa nga Spanja për në Gjermani me datë 03.11.2020), “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal.
Për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (në dëm të shtetasit Albert e Edmond Nela), “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal.
c. Per kryerje 104 penale të “Shpërdorimi i detyrës”” – thuhet në dosje.