Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar veprimatrinë e shërbimeve gjyqësore për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ku deri tani janë regjistruar 10 raste.
KLGJ njofton publikun për pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid 19.
Ndërkohë përjashtohen nga efeketet e këtij pezullimi veprimatria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çëshje me natyrë të ngutshme, të vlerësuar si të tilla rast pas rast nga gjyqtari.
Po ashtu përjashtohen nga efeketet e këtij pezullimi seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë në bu.rg dhe kur të arr. estuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijojë shqyrtimi i tyre
Në çdo rast nga ana e gjykatë sduhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.