Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, Ilir Kadiu, ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri në Itali. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt 40-vjeçarit shqiptar, i cili lëvizte me biçikletë. Pas atentatit Kadiu ka mbetur i plagosur, ku sipas raportimeve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mediat në Itali raportojnë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.
Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.
I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.