Një 17-vjeçar banues në Kosovë, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta false. Mësohet se djali ka pasur dokumenta të një shtetasi tjetër me të cilin kishte ngjashmëri. Si pasojë, 17-vjeçari po procedohet penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 17 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, i ka paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme