E rëndë/ “Më mirë të vdes në Angli, sesa në Shqipëri”- Humb jetën 37-vjeçari shqiptar…

Shpërndaje

Një 37-vjeçar shqiptar në Britani, i cili rreth një javë më parë kishte tentuar të vriste veten ka ndërruar jetën në spital të premten.

Sipas “The Guardian”, e cila citon burimet nga Home Office për vdekjen e të riut shqiptar kanë nisur tre hetime.

Burri, i cili vdiq të premten, kishte tentuar të vriste veten pak më shumë se një javë më parë në qendrën e largimit të emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatëick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv.

Ndërkohë, sot (të shtunën në mëngjes), Zyra e Brendshme konfirmoi vdekjen e burrit. Policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit të burgjeve dhe provës kanë nisur hetimet.

Ndërkohë një protestë u organizua në Brook House, kryesisht nga shqiptarë pas përpjekjes së burrit për të vrarë veten dhe tentativës për vetëvrasje të një shqiptari të dytë.

Një shqiptar i përfshirë në protestë tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer ata në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Mbretërinë e Bashkuar sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë; ne jemi njerëz”, tha ai.

Shpërndaje