Një sasi prej 18 kg lënde narkotike është kapur në hyrje të Malit të Zi, në pikën kufitare Debala Brijeg. Njoftohen se lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip “BMW”, me targa franceze. Automjeti drejtohet nga një shtetas shqiptar, ndërsa lënda narkotike e gjetur në sendiljen e shoferit dhe pasagjerit, është sekuestruar. Arvid Halili është 34-vjeçari i arrestuar nga policia Kufitare e Malit të Zi.
“Në një mjet të prodhuar posaçërisht është gjetur një sasi e madhe droge. Ajo ishte fshehur nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit, dhe u zbulua gjatë kontrollit të detajuar të veturës “BMW”, nga doganierët dhe policia kufitare”, thuhet në njoftim.
Nuk dihet ende destinacioni final i lëndës narkotike.