Vdekja e shqiptares në Itali, hetimet marrin tjetër drejtim: Rasti po hetohet për vrasje nga pakujdesia…

Shpërndaje

Aksidenti në të cilin humbi jetën ditën e djeshme shqiptarja Anila Grishaj, 26 vjeçe, në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo, Treviso, mund të jetë shkaktuar nga gabim njerëzor.

Kështu mësojnë mediat e vendit fqinj, nga burime hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi traumën fatale dyshohet se është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

E reja ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar. Makineria u sekuestrua nga ana e Prokurorisë.

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për vrasje nga pakujdesia. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk janë anëtarë të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjet e sigurisë në këtë kompani.

Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve të Spisal ishte në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelerisë.

Gjatë ditës së djeshme, mediat italiane raportuan se shqiptarja Anila Grishgaj ndërroi jetë tragjikisht, pasi koka e saj u shtyp nga makineria.

Shpërndaje