Moti i trazuar, probleme me energjinë në rrethina/ OSHEE në terren për normalizimin e situatës…

Shpërndaje

Reshjet intensive të shoqëruara edhe me erë të fortë kanë  shkaktuar probleme sa i takon energjisë elektrike në njësinë adminstrative rrethina në Bashkinë Shkodër.

Luhatjet e energjisë elektrike vijojnë prej disa ditësh në fshatin Golem megjithëse grupet e OSHEE janë në terren duke bërë të mundur që në zonat problematike të riparojnë defektet e shkaktuara nga moti.

Banorët thonë se kjo situatë ndodh prej disa ditësh ku mungon energjia elektrike.

Ndërsa edhe bashkia Pukë ka probleme me energjinë elektrike. Mësohet se disa fshatra të Pukës mbrëmjen e kaluar kanë qenë pa energji, për shkak të motit të keq.

Shiu i ndërthurur me erën e fortë ka bërë që stuhia në Pukë të sjellë dhe probleme të shumta me qarkullimin e mjeteve. Stuhia e mbrëmshme gjithashtu ka këputur dhe telat e disa prej linjave elektrike që mbulojnë fshatrat.

Shpërndaje