Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Vlorë prezantoi drejtorin e ri të Paraburgimit (IEVP) Vlorë. Edmond Leka, ish deputeti socialist merr sot rolin drejtues të institucionit të ekzekutimit të veprave penale.
Manja ka prezantuar sot para stafit të paraburgimit Edmond Lekën teksa kanë folur edhe për objektivat e institucionit. Leka ka qenë gjithashtu edhe në krye të shërbimeve publike të Bashkisë Vlorë, por me ndryshimin e kryetarit të Bashkisë, ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve (përfshi edhe dorëheqjen e Lekës). Ndërsa sa i takon IEVP Vlorë drejtori i sapolarguar Ëngjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen duke shpjeguar se i ishte ofruar një tjetër pozicion ndaj po largohej.