Këshilli i Bashkisë Shkodër miraton rregulloren e re, gjoba kush ndot mjedisin…

Shpërndaje

Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi rregulloren për mbetjet e ngurta në territorin e bashkisë Shkodër e cila parashikon gjoba për gjithë ata që ndotin mjedisin. Këshilltarët ngritën disa pikëpyetje lidhur me këtë rregullore për mbeturinat ndërsa kryetari i bashkisë Benet Beci tha se duhet të shpërndahet mesazhi për një Shkodër të pastër.

Ndërkohë në këshillin bashkaik u miratua edhe rregullorja për kundërvajtjet administrative dhe sanksionet.

Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës duke nisur nga ndihma ekonomike 6% për shtatorin, vlera maksimale e subvencionit të qirasë, dhënia e ndihmës për dëmet nga zjarri, transferimi i repartit të Rrencit në pronësi të bashkisë Shkodër dhe ngritja e një komisioni me anëtarë të këshillit për dhënien e titujve dhe emërtesave të rrugëve e shesheve. E vetmja pikë që u hoq nga rendi i ditës është ajo për drejtor të teatrit “Migjeni”.

Shpërndaje