Keshilli bashkiak i Shkodres heq dore nga votimi per drejtorin e teatrit “Migjeni”. Ne gare jane regjisori Arian Çuliqi dhe aktorja dhe regjisorja Sara Smaja. Keshilltari Florjan Bianku i koalicionit “Bashke Fitojme” dhe keshilltarja Uarda Gjekaj e PS propozuan heqjen nga rendi i dites te kesaj pike ne keshillin bashkiak. Keshilltaret votuan me 25 vota pro heqjes per votimin per drejtor te teatrit “Migjeni” dhe 15 kunder.
Tashme perzgjedhje e drejtorit te teatrit “Migjeni” mbetet ne doren e kryetarit te bashkise Shkoder Benet Beci i cili do te duhet te perzgjedh mes Arian Çuliqit dhe Sara Smaja. Heqja nga rendi i dites u propozua ne baze te ligjit organik te 2015 i cili parashikon se nje votim i tille nuk eshte me kopetence e keshillit bashkiak edhe pse eshte e parashikuar ne ligjin e 2010 per artin e kulturen por ne kete rast prevalon ligji organik i 2015. Tashme duhet te presim se cilin prej dy kandidateve do te emeroje kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci mes Arian Çuliqit dhe Sara Smajes.