Riparohet defekti pas më shumë se 16 orësh, Kryebashkiaku Beci: brënda pak minutash Shkodrës i rikthehet furnizimi me ujë…

Shpërndaje

Të dashur bashkëqytetarë,

Pas më shumë se 16 orësh është riparuar defekti elektrik dhe brënda pak minutash Shkodrës i rikthehet furnizimi me ujë.

Përtej angazhimit dhe falënderimit për punonjësit që kanë punuar me orë të zgjatura, kjo është një situatë e patolerueshme.

Një defekt elektrik që është konstatuar që në orët e para të mëngjesit ka bërë që një qytet i tërë të vuajë mungesën e ujit të pijshëm me orë të zgjatura.

Situata e sotme më së pakti tregon një mungesë vëmendjeje të OSHEE-së bashkë me UKQ-në, që duhet t’u kishin paraprirë këtyre ngjarjeve në kohë.

Pa dashur të hyj në detaje teknike është e papranueshme që stacioni kryesor i furnizimit me ujë i Shkodrës të jetë i varur nga një burim i vetëm energjie ose të mos ketë burime rezervë, ndaj është momenti që OSHEE-ja dhe UKQ-ja të marrin përgjegjësitë që u takojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtyre avarive përpara nisjes së stinës së dimrit.

Falënderoj bashkëqytetarët e mi për mirëkuptimin.

Shpërndaje