Pas aksidentit tragjik ku mbeti viktimë shoferi i fadromës, Bashkia e Shkodrës është duke hartuar planin për të ndërhyrë në rrugën e Dukagjinit, me anë të minave të telekomanduara, proces i cili do të përfundohet brenda 20 ditëve. Kështu shprehet kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci.
Kryetari i Bashkisë Benet Beci dha lajmin e mirë se do të nis puna edhe në rikonstruksionin e rrugës në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, një tjetër nyje e rëndësishme e rrjetit rrugorë në brëndësi të qytetit të Shkodrës.Këto deklarata kryebashkiaku Beci i bëri gjatë inspektimit në segmentin rrugorë nga sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku” që i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.