Të nderuar banorë të Shkodrës
Bashkia Shkodër ka nisur një projekt për ndërhyrje në infrastrukturë në rrugët e qytetit dhe në njësitë administrative.
Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në rrugën e gjërë pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Në këtë ndërhyrje është parashikuar sistemimi dhe asfaltimi i të gjithë bulevardit.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve të zonës për lirimin e të gjithë parkimeve përgjatë këtij segmenti rrugor gjatë ditës së martë dt.17.10.2023.
Të bashkëpunojmë për t’i dhënë kësaj zone një imazh tjetër.