Një lajm i mirë për Shkodrën
Bashkia Shkodër është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër .
Rreth 50 milion lek të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.
Janë 7 km gjatësi rruge, me 56 mijë m² sipërfaqe të ndriçuar për Shkodrën, e që do të realizohen brenda 8 muajsh.
Ky projekt është në unision me qasjen që ka bashkia Shkodër për një qytet miqësor me mjedisin.