Nis puna për mbrojtjen me gabiona të pjesës shkëmbore të shtratit të lumit Kir pranë Urës së Mesit…

Shpërndaje

Një lajm i mirë vjen për një nga monumentet kryesore historike të Shkodrës siç është Ura e Mesit.

Prej disa ditësh ka nisur puna për investimin që po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për mbrojtjen me gabiona të pjesës shkëmbore të shtratit të lumit Kir pranë Urës së Mesit.

Ky investim përfshin pjesën hyrëse të urës për sistemimin me kanale të shkarkimit të ujërave të shiut, por edhe kapuçimin e të gjithë parapetit të urës në të dy krahët e saj.

Gjithashtu në bazë të projektit që po zbatohet do të trajtohet edhe dëmtimi që i është bërë pjesës shkëmbore në të dy bazamentet e harkut të madh të Urës së Mesit.

Pjesë e projektit është përfshirë edhe ndriçimi i Urës për t’i dhënë madhështinë që i takon!

Ura e Mesit, monument kulture është simbol i qytetërimit të lashtë, sot një pikë tërheqëse për turistët e huaj dhe vendas që vizitojnë Shkodrën.

Shpërndaje