Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi nga afër dhe ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Përpara nisjes së ndeshjes, Kreu i Shtetit vlerësoi dhe basketbollistin e njohur shkodran, Bledar Gjeçaj.
Në momentin kur presidenti zbriti në fushën e lojës për të nderuar ish lojtarin e Vllaznisë, Pallati i Sportit në Shkodër ka shpërthyer në thirrjet “Rama ik”.