Rrëfehet shqiptari që realizon këpucë me çmim 14-19 mijë euro: Më duhet deri në 200 orë punë…

Shpërndaje

Albert Gjukaj njihet nga të gjithë si shqiptari i këpucëve elegante. Prej 17 vitesh, ai ka biznesnin e tij, ku prodhon këpucë unikale të llojeve të ndryshme, madje dhe lëkurë krokodili australiane.

Në një lidhje me Skype nga Zvicra, për “ABC e Mëngjesit”, Alberti ka zbuluar se këpucët e realizuara prej tij shkojnë deri më 19 mijë euro.

Ai ka treguar se këtë pasion e ka trashëguar nga gjyshi i tij dhe për këpucët e personalizuara i duhet deri në 200 orë punë.

“Këto këpucë që kam në duar bëjnë 14 mijë euro, janë me këpucë aligatori nga Australia. Janë kaq të shtrenjta sepse ka të bëjë materiali, sepse ne kemi edhe lëkura të tjera si në të gjithë botën, por kjo lëkura është nga Australia dhe është pak më e shtrenjtë se të tjerat.

Unë këtë pasion për këpucët e kam pasur që i vogël, sepse gjyshi im ka qene shumë merakli për këpucët dhe teshat e bukura. Në familje, askush nuk e ka bërë këtë punë, por unë kam pasur gjithmonë pasion ta bëjë dhe më është dukur diçka e veçantë.

Ne kemi dy lloje, kemi masa personale dhe sipas dëshirave të klientëve, edhe kemi në vitrinë, ata që kalojnë i marrin.

Kemi dhe klientë shqiptarë, janë këta biznesmenët që kanë merak shumë këpucët. Për këpucë të këtij lloji mua më duhet nja 150 deri në 200 orë punë”, rrëfeu Alberti./abcnews.al

Shpërndaje